Juventusi këtë vit në “Serie A” ka hasur në rival më të denjtë për titullin e kampionit. Napoli, Interi, Lacio dhe pa harruar këtu edhe Romën, janë duke u munduar të ndjekin hapin e kampionëve në fuqi të Italisë, të cilët me shumë gjasa do të veprojnë në merkaton e janarit, për të dominuar sërish në një ndër kampionatet më interesante viteve të fundit në Itali.
Ata ganë gati dy goditje. Mediat angleze raportojnë se “Zonja e Vjetër” ëshët e interesuar që në rradhët e veta të sjellë sanjollin Hektor Belerin dhe argjentinasin, Anhel Di Maria.
Futbollisti i Paris Sen Zhermenit është një “ëndërr dimërore” e shumë dëshiruar edhe nga ana e tifozëve “bardhë e zi”, që shumë lehtë mund të bëhet realitet. Kjo lidhet edhe me faktin se Di Maria po rishikon pozicionin e tij tek PSZH-ja, pas prurjeve të reja që ky ekip realizoi gjatë merkatos së verës.
Një emër tjetër që mund të zbarkojë në Torino është edhe ai i spanjollit, Belerin, i cili shihet si një opsion shumë i mirë për krahun e djathtë të mbrojtjes, i cili shihet si jo mirë i plotësuar pas largimit të Dani Alvesh. Megjithatë për të arritur deri tek shërbimet e futbollistit të talentuar të Arsenalit, Juventusi do të duhet të fitoj edhe konkurrencën e Barcelonës, që gjithashtu e kërkonte atë gjatë merkatos së verës.