E mërkura në futbollin vendor është e rezervuar për ndeshjet e para çerekfinale të Kupës së Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”. Skuadra e Renovës në Tetovë shihet si favorit absolut ndaj skuadrës së fundit në renditje në LPFM, Skopjes.
Kjo më shumë bazuar edhe në rezutatin e takimit të fundit mes këtyre dy skuadrave të zhvilluar në Tetovë, kur në kuadër të javës së 12-të “gjipspunuesit” shënuan fitore të thellë 5:1.
Një ndeshje shumë interesante pritet të jetë ajo në Manastir, ku mejdanin do të ndajnë dy skuadrat nga Pelagonia, Pelisteri dhe Pobeda, ndërsa ndeshja e fundit është ajo midis Teteksit dhe Akademia Pandev.
Ndryshe paret rivale çerekfinale do të duhet të kompletohen vetëm në fund të këtij viti, pasi ndeshjet e 1/8 e finales midis Vardarit dhe Shkupit ende nuk janë zhvilluar. Edhe pse ndeshja e parë mes tyre ishte paraparë të zhvillohet gjatë ditës së sotme, e njëjta është shtyrë sërish, ndërsa sipas disa informacioneve të pakonfirmuara nga ana e FFM-së, ndeshja e parë mes Vardarit dhe Shkupit do të duhej të zhvillohej me 29 nëntor, atëherë kur në program do të jenë ndeshjet e kthimit të tre përballjeve të sotshme çerekfinale, teksa ajo kthyese me 17 dhjetor.
Kupa e Maqedonisë, ¼ e finales |
||
Pelisteri | 13:00 | Pobeda |
Renova | 13:00 | Skopje |
Teteksi | 13:00 | A. Pandev |
Kupa e Maqedonisë, 1/8 e finales |
||
Vardari |
E shtyrë |
Shkupi |