Sot në Shkup u përballën përfaqësuesja e Maqedonisë U19 me atë të Zvicrës, ndërsa ajo që bie në sy është numri i lojtarëve shqiptarë në këto dy përfaqësuesese.
Seleksionuesi Vujadin Stanajkoviq në përfaqësuesen U19 të vendit tonë ka ftuar vetëm një shqiptarë edhe atë Agron Rufatin që luan me Lokomotivën e Zagrebit në Kroaci. Ndërkohë për përfaqësuesen “helvete” figuronin plotë 6-të shqiptarë me Andi Zeqirin, Liridon Mulajn, Elis Isufi, Nedim Bajrami, Mersim Asllanin dhe Izer Aliun.
Që të gjithë 6-të futbollistët janë pjesë e rëndësishme e ekipit U19 të Zvicrës, të cilën e dëshmon edhe fakti që të gjithë u aktivizuan në ndeshjen me Maqedoninë, kur katër prej tyre ishin në formacionin startues, ndërsa dy tjerët u aktivizuan në pjesën e dytë.
S’dihet nëse bëhet fjalë për injorim të qëllimshëm nga ana e Stanojkoviqit për lojtarët shqiptarë, por është e çuditshme si mbten jashtë listës disa të talentuar mes të cilëve edhe super mesfushori i Shkëndijës së Tetovës, Arbin Zejnullai./InfOSport.mk