Maqedonia U19 superiore, mund Zvicrën (VIDEO)

Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë ka bërë një hap të madh drejt realizimit të ëndërrës, kualifikimit për në raundin elitarë kualifikues për në Evropian, njofton “infOSport.mk”.

Të besuarit e trajnerit Vujadin Stanojkoviç edhe përkundër disavantazhit që kishin, në fund shënuan fitore 2:1 ndaj përfaqësueses së Zvicrës.

Deri te kjo fitore djelmoshat e rinj të përfaqësueses së Maqedonisë erdhën falë paraqitjes së shkëlqyeshme gjatë pjesës së dytë kur falë golave të shënuar nga Trajanovski (56’) dhe Atanasov (61’) nga pika e bardhë, zhvlerësuan golin e Ugriniq (33’) të shënuar gjatë pjesës së parë.

Ndeshjen e rradhës Maqedonia do ta zhvillojë me 11 nëntor kundër Belgjikës, skuadër kjo e cila në kuadër të  xhiros së parë të grupit mundi Lihtenshtejnin me rezultatin e pastërt 3:0.

Foto: ekipa.mk

Leave a Reply