Agjendët e Bayernit të Mynihut janë duke vëzhguar që nga tani emrat që mund ti ofrojnë në merkaton e verës së ardhshme. Emri i parë i piketuar është ai i Julian Drakslerit të PSZH-së, që shikohet si zëvendësuesi ideal i Frank Riberi-së. Por bavarezët janë në kërkim edhe të një sulmuesi me peshë, që të marrë vendin e Leëandoëskit, me polakun që e ka shprehur publikisht dëshirën për t’u larguar në fund të sezonit.
Emri më i preferuar nga gjermanët, është ai i kapitenit të Interit, Mauro Ikardi, futbollist mjaft i ri në moshë dhe me një nuhatje të jashtëzakonëshme për golin. Ikardi luan te Interi prej 2013-ës, por në rast se zikaltrit nuk ia dalin të kualifikohen në Ligën e Kampionëve këtë sezon, atëherë ai do të kërkonte largimin drejt një skuadre ku ka mundësi të fitojë trofe.