FIFA dënon Shqipërinë dhe Kosovën

Federata e Futbollit Ndërkombëtarë (FIFA) ka gjobitur Federatën Shqiptare të Futbollit dhe atë të Kosovës, për shkak sjelljes së tifozëve të tyre në ndeshjet e tetorit, të vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”, njofton “infOSport.mk”.

FSHF është dënuar me 5 mijë franga për shkak të hedhjes së fishekzjarrëve nga ana e tifozëve në ndeshjen Shqipëri-Itali të zhvilluar më datë 9 tetor, teksa FFK-ja është dënuar me 4 mijë franga për shkak të hedhjes së fishekzjarrëve nga ana e tifozëve në takimin kundër Ukrainës më 6 tetor të zhvilluar në “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Përveç penalitetit me gjobë, Shqipëria paralajmërohet për përshkallëzim të masave disiplinore në rast përsëritjeje.

Kjo nuk është hera e parë që Shqipëria merr masë disiplinore me gjobë për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve, shkaku i të cilëve FSHF ishte dënuar edhe në ndeshjet kundër Italisë, Maqedonisë dhe Lihtenshtejnit si mysafir, si dhe në ndeshjet si vendas ndaj Maqedonisë, Spanjës dhe Izraelit.

Për dallim nga Shqipëria, për Kosovën kjo është hera e dytë që dënohet nga FIFA. Për herë të parë Federata e Futbollit të Kosovës ishin dënuar tetorin e vitit të kaluar në ndeshjen kundër Kroacisë, kur në fund duheshe të paguaj një gjobë prej 30 mijë frangash.

Leave a Reply