E kërkonte përfaqësuesja e Maqedonisë, mirëpo ai zgjedh të luaj për Kosovën

Ish futbollisti i Rabotniçkit, Suad Sahiti ka marrë ftesë nga ana e përfaqësueses së Kosovës, për të qenë pjesë e ndeshjes miqësore kundër Letonisë, njofton “infOSport.mk”.

Futbollisti aktual i Skënderbeut të Shqipërisë është grumbulluar nga ana e trajnerit Muharrem Sahiti, ndërsa në këtë mënyrë ju jep fund shpresave të trajnerit Igor Angellovski se mund ti bashkohet përfaqësueses së Maqedonisë.

Suad Sahiti  madje ishte grumbulluar si pjesë e përfaqësueses  U21 të Maqedonisë të udhëhequr nga Bllagoja Milevski, por që nuk i erdhi një ftesë zyrtare nga ana e përfaqësueses A të Maqedonisë, e cila me siguri se ka humbur një futbollist mjaft cilësor, siç është futbollisti me origjinë kosovare i lindur në Beograd të Serbisë.

Suas Sahiti gjatë merkatos së verës nga rradhët e Rabotniçkit kaloi te skuadra e Skënderbeut, me të cilën skuadër po luan në ndeshjet në grupe të Liga Evropa.

Edhe pse nuk ka zhvilluar shumë ndeshje me Skënderbeun si në Evropë dhe Superligën shqiptare, një gjë e tillë nuk ka ndikuar në lidhje me prezencën e tij në ekipin përfaqësues të Kosovës.

Në këtë mënyrë Suad Sahiti bëhet futbollisti i tretë nga rradhët e skuadrës korçare që do të luaj me përfaqësuesen e Kosovës, pas Bajram Jashanicës dhe Fidan Alitit.

Ndryshe listën zyrtare të futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen miqësore ndaj Letonisë, trajneri Muharem Sahiti do ta shpalos përmes një konference për shtyp gjatë ditës së sotme (ora 11:00). Ndeshja Kosovë – Letoni në program është me datë 13 nëntor në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Leave a Reply