Bersant Celina vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Ipsuiç në Çempionshipin anglez, njofton “infOSport.mk”. Futbollisti i talentuar kosovar realizoi golin e tretë në fitoren 3:0 të skuadrës së tij ndaj Preston në ndeshjen e javës së 16-të.
Sulmuesi i talentuar realizoi një gol mjaft të bukur, nga një kënd shumë i vështirë, duke vazhduar serinë e golave pas atyre në dy ndeshjet paraprake ndaj Barton dhe Kardif.
Ndryshe goli i sotshëm për Celinën ishte i katërti në 10 ndeshje të zhvilluara me fanellën e Ispuiçit, skuadër kjo e cila për momentin ndodhet në pozitën e 7-të me 24 pikë, 11 më pak se lideri aktual Vulverhemptoni.
FINISH! @BersantCelina makes it 3 in a week for @Official_ITFC.
➡️ @EFL highlights from 9pm on @channel5_tv. pic.twitter.com/D69bT5gQFg
— Channel 5 Sport (@Channel5Sport) November 4, 2017