Mançester Siti nuk njeh rival në Premierligë. Të besuarit e trajnerit Pep Guardiola kanë mundur me lehtësi 3:1 skuadrën e Granit Xhakës, Arsenalin.
De Brujne hapi serinë e golave në minutën e 19-të, ndërkohë që Serxhio Aguero dyfishoi shifrat në minutën e 50-të nga pika e bardhë.
Lakazete me golin e shënuar në minutën e 65-të ktheu shpresat e Arsenalit, por të njëjta u shuan shumë shpejt nga braziliani Gabriel Zhesus, i cili vulosi suksesin e 10 të Mançester Sitit në 11 ndeshje të zhvilluara gjatë këtij sezoni.
Me këtë fitore “citizens” shkëputen tashmë në krye me 31 pikë, me 8 më shumë se Totenhami dhe Mançester Junajtedi, skuadër kjo e cila në këto momente po zhvillon derbin e madh të kësaj jave kundër Çelzit në “Stemford Brixh”.