Çelzi ka shënuar fitore minimale 1:0 në derbi ndeshjen e javës së 11-të në Premierligë ndaj Mançester Junajtedit, njofton “infOSport.mk”.
Fatin e ndeshjes, por edhe të Antonio Kontes e vendosi sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata me një gol të shënuar në minutën e 55-të. Azpilikueta mjaft mirë harkoi nga e djathta në zonë për bashkëkombasin e tij, i cili në manirin e golashënuesve të mëdhenj me kokë shënoi për 1:0.
Ky gol në fund doli të jetë edhe vendimtarë në fitoren e Çelzit, skuadër kjo e cila tashmë me 22 pikë, vetëm një më pak se Junajtedi dhe Totenhami renditet në pozitën e katërt.