Shqiptari Ferit Keta, kampion i ri i Gjermanisë në boks

Boksieri shqiptar nga Bulqiza e Shqipërisë, Ferit Keta është shpallur kampion i Gjermanisë. Një trofe të tillë boksieri shqiptarë e fitoi pas triumfit ndaj boksierit gjerman, Toni Thes, njofton “infOSport.mk”.

Ferit Keta fitoi me “Knock Out” që në raundin e 4-të. I pranishëm në ring pas këtij suksesi ishte edhe Ismail Keta, vëllai dhe njëkohësisht edhe trajneri i Feri Ketës, por edhe ish-boksieri i njohur kosovar, Luan Krasniqi.

Për Ferit Ketan ishte kjo fitorja e 9-të në ringun profesionist nga po aq luftëra të zhvilluara.

Debutimin e tij Keta e kishte me 19 shkurt të vitit 2016-të kundër Haris Çalakoviç në Tiranë, kur njëjtë sikur sonte kishte triumfuar me “Knock out”, transmeton “infOSport.mk”.

Në anën tjetër për kundërshtarin e tij Toni Thes, disfata e sontme ishte e 7-ta në karrierë nga gjithsej 19 lufta, ku vlen të ceket se të shtunën në mbrëmje ai kundër Ferit Ketës u fut me shumë optimizëm pas tre fitoreve të njëpasnjëshme me “Knock-Out”, dy prej të cilave i kishte arritur në shtatorin e këtij viti, kur fillimisht me 02 shtator kishte mundur Rene Proft, që më pas me 30 shtator të ngadhnjej ndaj Kanber Punar.

Leave a Reply