Autogoli i Krivanjevës që i dha tre pikët Sileksit (VIDEO)

Skuadra e Sileksit ka vazhduar serinë e ndeshjeve pa humbje në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”. Skuadra e udhëhequr nga trajneri Zhikica Tasevski sot shënuan fitore minimale ndaj FC Shkupit në Çair, edhe atë falë një autogoli të shënuar nga ana e futbollistit vendas, Besart Krivanjeva.

SILEKSI KALON NE AVANTAZH NDAJ SHKUPITSHKUPI – SILEKSI 0:1 (B. Krivanjeva 12' a.g)

Публикувахте от infosport.mk в 5 ноември 2017 г.

E githë kjo ndodhi në minutën e 12-të kur pas një harkimi në zonën e skuadrës vendase, kur Krivanjeva në tentativë për të pastruar rrezikun me të majtën e tij mposhti portierin Suat Zendeli. Është ky autogoli i dytë i futbollistit të ri shkupjan, i cili një gjë të tillë bëri edhe në ndeshjen ndaj Shkëndijës në Tetovë.

SHKENDIJA SHENON EDHE GOLIN E DYTE NDAJ SHKUPITSHKENDIJA – SHKUPI 2:0(B. Krivanjeva 24' a.g)

Публикувахте от infosport.mk в 22 октомври 2017 г.

Sileksi me këtë fitore tashmë renditet në pozitën e 3-të me 22 pikë, vetëm një më pak se Vardari i vendit të dytë. Ndryshe ishte kjo fitorja e katërt në 8 përballjet e fundit për skuadrën nga Kratova, që për herë të fundit shijen e disfatës në kampionat e kishte shijuar me 20 shtator ndaj Shkëndijës në Tetovë kur kishte pësuar disfatë me rezultatin 5:0.

Leave a Reply