FC Shkupi të dielën në Çair do të pret Sileksin për ndeshjen e vlefshme të xhiros së 14-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Takimi i parë i zhvilluar ndërmjet këtyre dy skuadrave në Kratovë gjatë këtij sezoni të ri iu takoi shkupjanëve, të cilët fituan me rezultat 0:1, ndërsa për një triumf të tillë mendojnë që të bëjnë edhe nesër të përzgjedhurit e Ardian Nuhiut.
“Kemi pasur kohë të mjaftueshme që të përgatitemi për duelin ndaj Sikeksit dhe mendoj se jemi të gatshëm të dalim në këtë sfidë dhe të jemi të përqendruar për të marrë pikë të plota. Në ndeshjen e fundit ndaj Rabotniçkit ishim të pafat duke humbur pikë me një gol në fund të pjesës së parë, por besoj se këtë të diel do të kompensojmë atë me fitore. Gëzon fakti se ekipi është i kompletuar dhe të gjithë futbollistët konkurrojnë për 11-tshen e parë. Sileksi është kthyer në formë dhe ne nuk e nënvlerësojmë këtë fakt, por sigurisht se ne jemi shumë të motivuar pasi luajmë para publikut tonë, të cilët presin fitore”, është shprehur Zuka për sajtin zyrtar të FC Shkupit.
Takimi Shkupi-Sileksi luhet të dielën në stadiumin e Çairi me fillim në orën 13:30.