Vëllazërimi dhe Struga gjatë ditës së sotme do të zhvillojnë ndeshjet e tyre të javës së 11-të në kuadër të Ligës së Dytë Futbollistike të Maqedonisë – Perënim, njofton “infOSport.mk”.
Dy skuadrat e para në renditje kërkojnë fitore në ndeshjet e tyre si vendas, ku Vëllazërimi do të mirëpret Lokomotivën e Shkupit, teksa Struga Trim Lum do të jetë nikoqir i skuadrës shkupjane të EuroMilkut, që po udhëhiqet nga 5 futbollistët shqiptarë. Njëherit do të jetë kjo ndeshja derbi e kësaj jave, ku vendasit futen si favorit, bazuar në rezultatet dhe lojat që shfaqin të besuarit e trajnerit Nexhat Husein në Strugë.
Skuadra strugane në 5 ndeshjet e zhvilluara si vendas nuk ka asnjë disfatë (3 fitore, 2 barazime), dhe shpreson që një seri e tillë pozitive do të vazhdojë edhe pas kësaj jave. Në anën tjetër EuroMilku në 5 ndeshjet si mysafir ka regjistruar vetëm një fitore dhe 4 disfata. Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave në Shkup ishte mbyllur me barazimin 2:2.
Zajazi në Shkup do të ketë një përballje të vështirë ndaj Makedonija Gj.P, Teteksi do të mirëpret Labunishtën, ndërkohë Ggostivari do të mundohet të kthehet i pampshtur nga Manastiri në ndeshjen ndaj Novacit.
LDFM – Perëndim, Java XI |
||
Makedonija Gj.P | 13:30h | Zajazi |
Novaci | 13:30h | KF Gostivari |
Struga Trim & Lum | 13:30h | Euromilku |
Teteksi | 13:30h | Labunishta |
Vellazerimi | 13:30h | Lokomotiva |