Valencia vijon të konfirmojë formën e mirë në të cilën ndodhet, duke shënuar edhe fitoren e 7-të me rradhë këtë edicion në La Liga, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra e Marselinos në ndeshjen e parë të javës së 11-të në La Liga me rezultatin e pastërt 3:0 mundi Leganesin, duke iu afruar në këtë mënyrë në vetëm një pikë skuadrës së Barcelonës.
Parejo zhbllokoi rezultatin në pjesën e parë, ndërsa në të dytën shënuan Rodrigo dhe Santi Mina.
Ishte kjo fitorja e 7-të radhazi për skuadrën nga Mestalja, nga gjithsej 8 fitore që ka bërë gjithsej në këto 11 javë të para, duke vazhduar kështu të mbajë epitetin e skuadrës së pamposhtur.
Falë 3 golave të shënuar në ndeshjen e sotme Valencia arriti në shifrën e 30 golave të shënuar, duke tejkaluar edhe Barcelonën që në 11 javët e para ka shënuar 28 gola, mirëpo duhet cekur se “katalunasit” kanë edhe një ndeshje më pak, atë kundër Seviljës që do të zhvillohet sonte me fillim në ora 20:45.