Struga Trim Lum ka arkëtuar tre pikë mjaft të vlefshme në ndeshjen e javës së 11-të në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë – Perëndim, njofton “infOSport.mk”.
Ka mjaftuar super goli i Arben Tafas në minutën e 20-të që Struga ti gëzohet fitores së 5-të këtë edicion. Ishte ky një super gol i shënuar nga ana e mesfushorit ofenziv të Struga Trim Lum, skuadër kjo e cila falë këtij tre pikëshi arriti në kuotën e 20 pikëve, duke vazhduar të mbajë hapin me Vëllazërimin.
Super goli i Arben Tafas ndaj EuroMilkut STRUGA TRIM LUM – EUROMILKU 1:0 (Pjesa e parë)(A. Tafa 20')
Публикувахте от infosport.mk в 4 ноември 2017 г.
Vlen të ceket se vendasit nga minuta e 72-të luajtën me një futbollist më pak në fushë, pas përjashtimit të portierit Mikica Gjorgjievski, vendin e të cilit e zuri portieri rezervë Burim Havziu. Trajneri Nexhad Husein në këtë rast u deshë të nxjerrë një futbollist jashtë fushës, duke larguar Aleksandar Celeskin.
Në anën tjetër te EuroMilku titullarë të padiskutueshëm ishin treshja e futbollistëve shqiptarë si Florent Osmani, Burhan Aliji dhe Xhihan Seferi, i cili u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë nga ana e Arbnor Jaijit, ndërsa nga minuta e 54-të në lojë te skuadra shkupjane u inkuadrua edhe futbollisti i 5-të, Ggent Bislimi.