Gostivari u rikthehet fitoreve

Gostivari është rikthyer te fitorja. Skuadra e udhëhequr nga trajneri Mensur Jakupi në ndeshjen e javës së 11-të mundi Novacin në transfertë me rezultatin 2:1, duke ndërprerë kështu serinë prej tre ndeshjeve pa fitore njofton “infOSport.mk”.

Boban Mariq ishte futbollisti hero i skuadrës së Gostivarit duke shënuar të dy golat (6’, 55’), teksa golin e nderit për vendasit në këtë takim e realizoi Ilçe Talevski (78’).

Falë kësaj fitore Gostivari arriti në kuotën e 19-të pikëve, teksa Novaci mbetet në pozitën e fundit me vetëm 8 pikë të tubuara.

Leave a Reply