Alioski shënon, por nuk shpëton dot Lidsin nga disfata (VIDEO)

Futbollisti shqiptarë me origjinë nga Prilepi, Ezgjan Alioski ka shënuar golin e vetëm në disfatën 3:1 të skuadrës së tij në transfertën ndaj Brenfordit në kuadër të javës së 17-të në Çempionship, njofton “infOSport.mk”.

Alioski luajti si titullarë në këtë ndeshje, ndërsa golin e vetëm për Lids Junajtedin e realizoi në minutën e 67-të, kur edhe barazpeshoi rezultatin në 1:1 pas golit të shënuar nga ana e Maupaj (23’).

Alioski shënoi me kokë falë gabimit të portierit vendas Bentlej, mirëpo ky gol nuk i mjaftoi Lidsit për të nxjerrë një pikë nga kjo transfertë, pasi vendasit e Brentfordit në 5 minutat e fundit të takimit shënuan dy gola të tjerë.

Barbet në minutën e 85-të shënoi për 2:1, teksa rezultatin përfundimtarë të takimit Brentfordi 3, Lids Junajted 1 e vendosi Vuds në minutat shtesë të takimi.

Për Ezgjan Alioskin ishte ky goli i dytë i shënuar gjatë këtij edicioni pas atij goli ndaj Notingham Forestit.

Leave a Reply