Stambolli dhe Lisbona janë dy qytetet kandidate për të mirëpritur finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2020, njoftuan nga UEFA. Ishte finalja historike e vitit 2005 midis Milanit dhe Liverpullit, ajo që së fundmi ishte zhvilluar në qytetin e bukur turk. Në atë ndeshje edhe pse Milani gjatë pjesës së parë avansonte me rezultatin 3:0, në fund humbi finalen e madhe pas ruletit të penaltive.
Stadiumi i Benfikës është kandidati tjetër për të mirëpritur finalen e Ligës më prestigjioze evropiane gjatë vitit 2020. Në “Luzh” të Lisbonës për herë të fundit një finale e Ligës së Kampionëve ishte zhvilluar gjatë vitit 2014-të, kur Reali i Madridit pas vazhdimeve mundi Atletiko Madridin, duke rrumbullaksuar edhe titullin e 10-të.
Ndërkohë “Arena Gdansk” në Poloni dhe “Estadio Dragao” në Portugali janë dy stadiumet kandidate për të mirëpritur finalen e vitit 2020 në kuadër të Liga Evropa.