Futbollisti shkupjan Enis Bardhi po vazhdon të shkëlqejë me skuadrën e tij Levanten në kampionatin spanjoll të La Ligas. Për të interesim të madh kanë shfaqur menjëher skuadra të mëdha spanjoll, ndërsa së fundmi Paris Sen Zhermeni dhe Interi janë duke e ndjekur shkupjanin.
Por Bardhi për momentin ndjehet i lumtur te Levante dhe për momentin nuk mendon që të transferohet në ndonjë klub tjetër.
“Për momentin jam i përqendruar të jap më të mirën për Levanten. Kam lexuar se Interi dhe PSG më ndjekin, por kjo tani nuk ka fare rëndësi, sepse nuk jemi në periudhë merkatoje. Sigurisht që këto lajmë janë interesante për mua, por jam i përqendruar te Levante. Më pëlqen shumë Premier League dhe besoj se mund të luaj në cilindo nga kampionatet më të forta në Europë”, është shprehur Enis Bardhi për mediat italiane.