Si përfaqësueset tjera edhe Belgjika ka publikuar listat për ndeshjet miqësore të nëntorit, ndërsa në sy bie rikthimi Adnan Januzaj. Përzgjedhësi i Belgjikës, Roberto Martinez ka ftuar edhe mesfushorin shqiptarë që aktualisht po luan me Real Sosiedatin në kampionatin spanjoll.
Januzaj nuk u përfshi në disa ndeshjet e fundit me Belgjikën, ndërsa nuk u ftua as për Botërorin 2014. Ndërkohë Martinez në listë ka përfshirë edhe Radja Naingolanin e Romës, Mertensin e Napolit si dhe Jordan Lukakun e Lacios.
Belgjika me 10 nëntor do të luaj me Meksikën, ndërsa katër ditë më vonë përballet me Japoninë.