Kryetari i Federatës së Mundjes në Maqedoni, Betim Vrenezi së bashku me nënkryetarin e kësaj federate këtë fundjavë në Lozan të Zvicrës do të zhvillojnë një takim me numrin një të Mundjes Botërore, Nenad Laloviqin.
“Në takimin me Laloviqin do të bisedojmë për përmirësimin e sportit të mundjes në Maqedoni, si dhe për organizimin e Kampionatit Botëror për kadet në vitin 2019. Do të flasim që të kemi bashkëpunim për të ardhmen që të organizojmë edhe seminare të ndryshme për mundje në vendin tonë”, ka thënë kryetari i FBM-së, Vrenezi.
Kujtojmë që me emërimin në postin e kryetarit të Federatës së Mundjes në Maqedoni, Betim Vrenezi shlyu borxhet e mëdha që kishte Federata vendore kundrejt asaj Botërore.