Sociedadi pa shumë probleme ndaj Vardarit

Real Sociedadi për dallim nga ndeshja e para dy javëve kur në Shkup mundi Vardarin me rezultatin 6:0, kësaj rradhe në “Anoeta” numëroi vetëm deri në tre gola, duke shënuar edhe një fitore tjetër të pastërt 3:0, njofton “infOSport.mk”.

Huanmi shënoi golin e parë për Real Sociedadin në minutën e 31-të, teksa De La Bella në të 69-tën zgjodhi dilemën e fituesit në këtë ndeshje, që në asnjë moment nuk u vu në dyshim. Golin e tretë dhe të fundit në këtë ndeshje për Real Sociedadin e realizoi Xhon Bautista 9 minuta para fundit të takimit.

Në këtë ndeshje asnjëri prej futbollistëve shqiptarë tek të dyja skuadrat nuk e nisi ndeshjen si titullarë. Te Vardari ishte vetëm Musliu ai i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 64-të, ndërkohë nga minuta e 70-të te Real Sociedadi në lojë u inkuadrua Adnan Januzaj.

Me këtë fitore Real Sociedadi arriti në kuotën e 9-të pikëve, ndërsa Zeniti vazhdon të kryesoj grupin “L” me 10 pikë, edhe përkundër barazimit ndaj Rosenborgut si mysafir.

Leave a Reply