Partizani mund Skënderbeun (VIDEO)

Skuadra e Skënderbeut është mundur sonte në Beograd përballë Partizanit, duke pësuar kështu edhe disfatën e dytë nëkuadër të grupit “B” të Liga Evropa, njofton “infOSport.mk”. Skuadra korçare u mund me rezultatin 2:0, në një ndeshje ku nuk munguan edhe rastet e skuadrës shqiptare.

Ishte pritur si një duel që mund të prodhonte episode dhunë në fushë, por në fakt asgjë nuk ka ndodhur duke përjashtuar vetëm koret e fillimit të ndeshjes së fansave vendas, të cilët bërtitën: Kosova është Serbi.

Ndeshja ishte shumë “fairplay”, ndërkohë që vendasit vendosën diktatin që në minutat e para.

Për të zhbllokuar këtë ndeshje mendoi kapiteni Dushan Toshiç, i cili shënoi një super gol nga gjuajtja e lirë në minutën e 39-të, teksa goli i dytë thjesht ishte një dhuratë e bërë nga ana e futbollistëve të Skënderbeut, më konkretisht portierit Shehi dhe mesfushorit Sabien Lilaj, të cilët i mundësuan sulmuesit Tauamba të shënoj edhe golin e dytë.

Partizani falë kësaj fitore ngjitet në vendin e dytë me 5 pikë të tubuara, teksa Skënderbeu mbetet në vendin e fundit me vetëm 2 pikë.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Dinamo Kievi mundi Jang Bojsin në Zvicër me rezultatin minimal 1:0.

Leave a Reply