Futbollistët anglez që ndër vite i kanë shënuar Realit të Madridit

Skuadra nga Premierliga angleze, Totenhami mbrëmë i mbajtë një leksion futbolli skuadrës kampione të Evropës në fuqi, Real Madridit, duke i mundur ata në “Uembli” me rezultatin 3:1.

Fitorja e skuadrës së trajnerit Maurisio Poçetino ishte më se e merituar, pasi e dominuan ndeshjen në total, duke avansuar edhe me rezultatin 3:0, që më pas 10 minuta para fundit të takimit Kristiano Ronaldo të shënojë golin e nderit.

Ndër vite Real Madridi është përballur me klubet nga Premierliga, që gjithmonë i kanë sjell probleme, ndërsa futbollistët anglez që u kanë shënuar atyre janë: Dejvid Bekam, Poll Skoulls, Alan Smith, Stiven Zherard, Dani Uellbek dhe së fundmi edhe Dele Alli, super talenti i “spërsave”.

Reali i Madridit aktualisht ndodhet në një krizë të rezultateve, ku pas humbjes ndaj Gironas në La Liga,  ata humbën edhe takimin e dytë me rradhë, një gjë kjo që nuk ju kishte ndodhur gjatë kohë.

 

Leave a Reply