Trajneri i Skenderbeut, Ilir Daja pas disfatës nga Partizani, ka dhënë edhe komentin e tij për ndeshjen.
“Duhet të ishim më agresivë në sulm. Mendoj se ishte një ndeshje krejtësisht e barabartë, ne kemi patur shanset tona, u ndëshkuam nga një gol me një goditje standarte ndërsa sërish kur ishim pranë barazimit në momentin më të mirë tonin pësuam edhe golin e dytë nga një gabim i yni”, shprehet trajneri i Skenderbeut.
“Edhe kundërshtari nuk na kërcënoi me aksione dinamike, sfidën e vendosën episodet dhe mund të kishim marrë edhe një barazim. Me atë që shfaqëm në fushë nuk meritonim të fitonim por as ta humbisnim sfidën”, tha Ilir Daja.