Ylli i Arsenalit, Olivie Zhiru ka qenë në qendër të mediave angleze, të cilat kanë kapur një moment, ndoshta deri më tani të paparë në ndeshjet e futbollit anglez. Sulmuesi francez i “topçinjëve” i lumtur që skuadra e tij eliminoi ekipin e Noruiç nga “Carabao Cup”, vendosi që fanellën t’ia falë njërit prej tifozëve të skuadrës së tij.
Megjithatë duke pasur parasysh se ndeshja brenda 90 minutave u mbyll me rezultatin 0:0, skuadrat duheshe që të luajnë edhe 30 minuta shtesë, dy herë nga 15 minuta, mirëpo si duket Zhiru dhe shoku i tij i skuadrës Kokelin nuk e kishin ditur që ndeshja e Kupës së Anglisë shkon në kohën shtesë, shkruan “infOSport.mk”.
Pasi një gjë të tillë ua rikujtuan bashkëlojtarët tjerë, që të dy u nisën drejt tifozëve të tyre, duke u kërkuar atyre fanellat që ua dhuruan vetëm pak sekonda më parë. Për më shumë shikojeni videon më poshtë.