Stojkoviç: T’i presim shqiptarët ashtu siç na pritën!

Aq më shumë sa po afron dita e enjte, aq më shuëm po shtohen edhe tensionet mes tifozërive, e në veçanti atyre tifozëve të rrjeteve sociale, që postojnë lloj, lloj gjërash në prag të ndeshjes së nesërme midis Partizanit të Beogradit dhe Skënderbeut, ndeshje kjo që do të zhvillohet në stadiumin “Hums” të Beogradit. Megjithatë edhe përkundër këtij fakti, portieri i skuadrës serbe Vladimir Stojkoviç kërkon që të flitet më shumë për futboll, dhe shqiptarët t’u rezervohet e njëjta pritje që ata u bënë disa ditë më parë në Tiranë dhe më pas edhe në Elbasan.

“Ky është një mesazh për të gjithë, që të sillen normalisht, dhe të vlerësojnë shqiptarët për mikpritjen e tyre. Nuk kemi pasur asnjë moment të pakëndshëm. Do të kërkoja nga fansat që të sillen në mënyrë korrekte, dhe të mos bëjnë veprime të pakëndshme, sepse Partizani është mbi të gjitha”, ka Stojakoviç.

95 kamera do të jenë të instaluara në stadiumin e Beogradit për të regjistruar veprimet e tifozëve në tribuna dhe për të gjetur fajtorët nëse do të ketë incidente.

“Çdo veprim do të dënohet duke na lënë më tribuna të boshatisura. Edhe nëse fitojmë ndaj Skënderbeut, më pas nuk do të keni mundësinë që ta shohin ndeshjen ndaj Jang Bojs. Do t’ua kërkoja këtë ndër, që të bëheni të zgjuar, dhe të mos përdorin forcën gjatë të enjtes. Të gëzohemi pa ndonjë dënim të UEFA-s”, – ka thënë portieri i kombëtares serbe, i cili dha një mesazh shumë domethënës para ndeshjes së nesërme midis Partizanit dhe Skënderbeut që do të zhvillohet në stadiumin “Hums” të Beogradit.

Rikujtojmë ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave e zhvilluar në “Elbasan Arena”, u mbyll me barazim pa gola.

 

Leave a Reply