Skënderbeu sot në orët e para të mëngjesit ka mbërritur në Beograd, ku të enjten do të zhvillojë ndeshjen e katërt në kuadër të grupit “B” të Liga Evropa.
Skuadra korçare është shoqëruar nga masa të rrepta sigurie, teksa ndryshe nga 3 vite më parë kur mbërriti Shqipëria mungonin forcat ushtarake.
Bashkë me ekipin, në delegacionin prej rreth 50 personash, drejt Beogradit udhëtuan edhe 7 policë privatë dhe dy efektivë të policisë së shtetit shqiptarë, për të bërë më të sigurt qëndrimin e ekipit korçar në kryeqytetin e Serbisë, njofton “vipsport”, përcjellë “infOSport.mk”.
Skuadra është akomoduar në hotelin, “Croëne Plaza”, që gjithashtu është i rrethuar me forca të shumta policie. Sa i përket takimit, për ndeshjen e së enjtes janë instaluar 90 kamera sigurie dhe janë angazhuar 700 policë që do të ruajnë rendin dhe do të ofrojnë sigurinë në stadium.