Shkëndija e Tetovës ka lidhur bashkëpunim me Dugout, platformën digjitale që ju ofron tifozëve të futbollit në mbarë botën përmbajtjet ekskluzive të video materialeve dhe prapaskenave pa pagesë. Video materialet e skuadrës tetovare do të shfaqen në një vend të përbashkët me klubet më të njohura botërore, ndërsa ndër të parat që janë përfshirë në Dugout janë ekipe si AC Milan, Barcelona, Bayern Munich, Chelsea, Juventus, Liverpool, Manchester City dhe Paris Saint-Germain.
Shkëndija si klub do të ketë profil të dedikuar ku mbështetësit do të mund të gjejnë përmbajtje me kualitet cilësorë dhe origjinale, përfshirë intervista, momente interesante nga stërvitjet apo ndeshjet, prapaskena nga intervistat dhe pamje të ndryshme që kanë të bëjnë me klubin. Me përmbajtjet ekskluzive të disponueshme 24 orë përpara se të lëshohen në ndonjë kanal tjetër të klubit në mediat sociale, platforma është një burim tjetër për tifozët ku do të mund marrin lajme për klubin dhe lojtarët që duan.
Dugout është një mundësi e paparë që ka arritur 3.5 miliardë tifozë të futbollit në të gjithë botën.