Një natë para ndeshjes ndaj Partizanit të Beogradit, trajneri i Skenderbeut, Ilir Daja ka dalur në konferencën për shtyp. Ilir Daja theksoi se korçarët nuk kanë ardhur për shëtitje në Beograd, por do të kërkojnë fitoren, pavarësisht kundërshtarit.
“Partizani i Beogradit është më ekspert se ne, në të tilla kompeticione, por duke parë situatën në grup, jemi thuajse njësoj, si për pikët e marra, ashtu edhe për golavarazhin, ndaj edhe ne kemi synimet tona, për të dalë me 3 pikë nga kjo sfidë”, tha Ilir Daja.
“Shpresoj që të mos ketë probleme, por të luhet vetëm futboll. Mbështetja e tifozëve do t’i motivojë vendasit, por ka edhe anën negative, që do t’i vendosë nën presion, nëse vuajnë të gjejnë golin. Ky do të jetë edhe synimi ynë, që të kthejmë në favorin tonë këtë avantazh të kundërshtarit”, tha mes tjerash trajneri i Skënderbeut.