Paris Sen Zhermeni vazhdon të shkëlqejë në Ligën e Kampionëve Evropian, njofton “infOSport.mk”. Të besuarit e trajnerit Unaj Emeri mbrëmë në “Parkun e Princërve” me rezultatin e thellë 5:0 mundën Anderlehtin, duke arritur edhe fitoren e 4-të nga po aq ndeshje të zhvilluara.
Kjo ndeshje kaloi në shenjë të mbrojtësit parisien, Layvin Kurzava, i cili realizoi “tripletë”. Ishte kjo tripleta e tij e parë në karrierë që i mundësoi atij të futet në historinë e skuadrës franceze. Vetëm një futbollist tjetër në historinë e PSZH-së kishte shënuar më parë një tripletë në Ligën e Kampionëve Evropian, Zalatan Ibrahimoviç. Kurzava ka hyrë në histori, duke u bërë mbrojtësi i parë që shënon 3 gola në kuadër të kompeticionit më të rëndësishëm evropian.
Përveç 3 golave të Kurzavas ndaj Anderlehtit shënuan edhe Verati dhe Nejmar, duke bërë që Paris Sen Zhermeni të ketë një gol averazh impresionues, 17:0.