Juve feston 120 vjetorin e themelimit, njihuni me formacionin më të mirë në histori

Skuadra kampione e Italisë, Juventusi sot feston 120 vjetorin e themelimit. 1 nëntori i vitit 1897 ishte një ditë e shënuar për “Zonjën e Vjetër”, teksa një grup të rinjsh themeluan nja nga klubet më të lavdishme në Itali dhe më gjërë.

Për të festuar në mënyrën më të mirë këtë ditë “Zonja e Vjetër” ka lançuar hashtagun (#Juve120) në të cilën mund të zgjedhësh edhe formacionin më të mirë. Gjithsesi është “La “Gazzeta dello Sport” që ka postuar 11-shen më të mirë të historisë së “bardhezinjëve” sipas tyre.

Në portë është Bufon, Kabrini dhe Rosetanga mbulojnë krahët, ndërkohë që Scirea dhe Morini formojnë dyshen e mbrojtjes. Tardello dhe Platini në mesfushë, ndërkohë që Del Piero, Zidane dhe Sivori, formojnë treshen pas qendërsulmuesit, Bonipertit.

 

Leave a Reply