Seleskionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Igor Angellovski ka shpallur listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen kontrolluese të 11-të nëntorit ndaj Norvegjisë në Shkup, njofton “infOSport.mk”.
Në mesin e 21 emrave të ftuar, bëjnë pjesë edhe 5 futbollistë shqiptarë, të cilët gjithashtu kishin qenë pjesë e formacionit të “verdhekuqve” edhe për dy ndeshjet eliminatore ndaj Italisë dhe Lihtenshtejnit.
Fjala është për Ferhan Hasanin, Enis Bardhin, Arijan Ademin, Ezgjan Alioskin dhe Visar Musliun. Që të gjithë këto bashkë edhe me emrat e tjerë të ftuar nga ana e seleksionuesit të Maqedonisë, do të tentojnë të marrin fitore ndaj norvegjezëve, për të vazhduar serinë e rezultateve pozitive gjatë vitit 2017-të.
Ndeshja e 11 nëntorit midis Maqedonisë dhe Norvegjisë në arenën “Filipi i Dytë” do të jetë ndeshja e katërt mes këtyre dy përfaqësueseve, dhe e dyta miqësore pas asaj të vitit 2013-të në Oslo, kur norvegjezët kishin shënuar fitore 2:0. Ndërkohë dy ndeshjet tjera të zhvilluara mes tyre ishin në kuadër të eliminatoreve për Botërorin e vitit 2010-të, kur Maqedonia në Shkup kishte barazuar pa gola, teksa në tokën norvegjeze kishte pësuar disfatë minimale 2:1.