Roma, leksion futbolli kampionëve anglez, e bënë Konten për të qarë (VIDEO)

Roma ka shkëlqyer në takimin e sontshëm të grupit “C” në Ligën e Kampionëve, duke mundur kampionët në fuqi të Anglisë, Çelzin me rezultatin 3:0, njofton “infOSport.mk”.

Figurë kryesore dhe një ndër më të merituarit për këtë fitore të “ujkeshës romake” ishte Stefan El Sharavi, i cili dy herë arriti që të mposht portierin Kurtua. Golin e tij të parë Sharavi e realizoi vetëm pas 40 sekondave lojë, kur lëshoi një predhë të vërtetë që nuk gjeti kundërpërgjigjen e portierit belg, i cili përballë futbollistit të talentuar të  Romës kapituloi edhe në minutën e 36-të.

 

Golin e tretë dhe të fundit në këtë takim për Romën e realizoi Peroti në minutën e 63-të. Me këtë fitore Roma zbret Çelzin nga pozita e parë në grup, duke kryesuar tashmë e vetme këtë grup me 8 pikë, një më shumë se Çelzi në pozitën e dytë, ndërkohë pas tyre me vetëm 3 pikë të tubuara renditet Atletiko Madridi, që sonte bëri një hap fals duke barazuar 1:1 para tifozëve të saj ndaj skuadrës së Karabagut të Ansi Agollit.

Reprezentuesi shqiptarë edhe në këtë ndeshje ishte superior, duke zhvilluar të gjitha 90-të minutat dhe duke dhënë kontributin e tij të madh në këtë rezultat pozitiv që ende mban gjallë shpresat e skuadrës azere, edhe pse për momentin ndodhet vetëm në pozitën e fundit me dy pikë të tubuara.

 

Leave a Reply