Leite Kaka, një emër ky shumë i njohur dhe shumë i dashur për gjithë tifozët e futbollit pavarësisht faktit se për cilën skuadër bëjnë tifo.
Rikardo Izecson dos Santos Leite, i njohur si Kaka, një yll i paharruar nga tifozët e Milanit, i cili ka fituar gjithçka me “kuqezinjtë” në pritje të skuadrës së re, për “AS” ka zbuluar 5 ndeshjet më të rëndësishme të jetës:
1)30 qershor 2002: Gjermani–Brazil, 0-2
“Ndihesha si një peshk jashtë ujit, por isha shumë krenar për atë skuadër. Ronaldo shënoi dhe e dija se do të fitonim.”
2) 25 maj 2005: Liverpull–Milan 3-3
“Atë ditë kuptova diçka: futbolli nuk do të jetë kurrë vetëm sport. Nuk e di si Liverpulli na barazoi në 6 minuta.”
3) 1 korrik 2006: Brazil–Francë, 0-1
“Zgjodha dy ndeshje ku kam humbur, sepse kam mësuar shumë prej tyre. Atë vit Brazili ishte i pabesueshëm, ishin Kafu, Lusio, Roberto Karlos, Ronaldo, kurse nga ana tjetër Zidane.”
4) 23 maj: Milan–Liverpul 2-1
“Ishte hakmarrja e 2005-ës. Kishim motivimin e duhur. Kur Kajt shënoi në minutën e 89-të, kishim shumë frikë se ndoshta do përsëritej historia.”
5) 16 dhjetor 2007: Boka Xhuniors–Milan 2-4
“Duket e lehtë në Botërorin e klubeve, por është e vështirë. Shënova një gol në minutën e 61-të dhe festova me bluzën: “Unë i përkas Jezuit”. U zgjodha më i miri në fushë.”
Pak kohë më parë Leite Kaka u përshëndet me Orlandon, mirëpo duke bërë me dije se ende nuk e ka dhënë fjalën e fundit në futbollin botëror. Mbetet të shohim se cili do të jetë destinacioni i tij i rradhës, Brazili apo sërish Liga Amerikane e Futbollit?