Edhe pse në moshë 33-vjeçare, Hamdi Salihi nuk ndalet së shënuari në futbollin austriak, njofton “infOSport.mk”. Sulmuesi shkodran ishte më i merituari për fitoren e skuadrës së tij, Nojshtadit në transfertën ndaj Ëattens, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 16-të në Ligën e Dytë austriake.
Nojshtadi regjistroi fitore minimale 1:0, ndërsa Salihi golin e tij të 14-të këtë edicion e realizoi në minutën e 83-të.
Rikujtojmë ish sulmuesi i Kombëtares shqiptare ndaj Ëattens kishte shënuar edhe në ndeshjen e parë mes tyre gjatë këtij sezoni, edhe atë të dy golat në fitoren 2:1, transmeton “infOSport.mk”.
Ndryshe goli i sotshëm i Salihit ishte goli i 6-të në 4 ndeshjet e fundit, përfshirë këtu 4 golat e shënuar në ndeshjen e javës së 15-të ndaj Kapfenbergit në fitoren 4:2.
Për Nojshtadin ishte kjo fitorja e 10-të këtë edicion, duke arritur kështu në kuotën e 33 pikëve dhe duke kryesuar tabelën e klasifikimit para Riedit që ka 30 pikë.