Tajson Fjuri, ish-kampioni i botës në boks po vazhdon sulmet virale adresuar kampionit në fuqi, Entoni Xhoshua. Boksieri britanik arriti që ta mbronte titullin e tij të shtunën e kaluar kundër Karlos Takamit, ndërsa menjëherë pas duelit të zhvilluar në Kardif, u mësua se një prej kundërshtarëve të Xhoshuas pritet të jetë Tajson Fjuri.
Ky i fundit i cili u dënua nga Shoqata e Boksit Ndërkombëtar, për shkak të përdorimeve të substancave të palejuara, kërkon që dueli me Xhoshuan të ndodh shumë shpejtë.
Madje 29-vjeçari përmes rrjeteve sociale i kanoset Xhoshuas, duke i thënë se do ta rrëzoj që në raundin e tetë.
“Do ta shohësh kur të ndaloj në raundin e tetë. Le ta bëjmë luftën më të madhe të britanikëve ndonjëherë”, – ishin disa nga shkrimet e Tajson Fjurit.
Dueli i shumëpritur mes Fjurit dhe Xhoshuas nuk mund të ndodh brenda këtij viti, por vetëm në fillim të vitit 2018-të.