FIFA ka vendosur që të ndryshojë formatin e Kupës së Botës për klube, i cili zhvillohet për çdo vit.
Sipas mediave spanjolle, FIFA ka vendosur që me formatin e ri, Kupa e Botës për klube të zhvillohet çdo 4 vite dhe në të të marrin pjesë gjithsej 24 skuadra.
Mes ekipeve pjesëmarrëse, do të jenë ekipet më të mira të 4 vjeçarit, 12 prej të cilave nga Evropa, 5 nga Amerika e Jugut dhe nga dy skuadra nga kontinentet e Azisë, Afrikës dhe Amerikës së Veriut.
24 skuadrat pjesëmarrëse do të ndahen në 8 grupe me nga 3 ekipe, por ka ende dilema në lidhje me kohën kur do të zhvillohet kjo garë.
Opsioni kryesor mbetet muaji qershor, por nuk përjashtohet as dhjetori, siç është aktualisht. Gjithsesi, në takimet e ardhshme të Shtëpisë së Futbollit Botëror do të marrin formë edhe detajet e kësaj gare në nivel klubesh.