Dyshja e Shkëndijës Ferhan Hasani – Besart Ibraimi po kalojnë një formë të jashtëzakonshme në elitën e futbollit vendor. Ata së bashku kanë shënuar plotë 19 gola dhe aktualisht renditen në dy pozitat e para në listën e golashënuesve në LPFM, njofton “infOSport.mk”.
Kapiteni Hasani ka të shënuar 10 gola, ndërsa Ibraimi 9 gola. Pra plotë 19 gola së bashku, më shumë se çdo skuadër në elitën e futbollit vendor pas 13 xhirove të para. Edhe dy ndjekësit e tyre më të afërt, Akademia Pandev dhe Vardari si ekipe kanë të shënuar më pak gola se kjo dyshe. Akademia Pandev në 12 ndeshje ka shënuar 18 gola, teksa rivali i tyre i përbetuar Vardari në 11 ndeshje ka realizuar 17 gola.
Nga 16 gola kanë shënuar Rabotniçki dhe Pobeda, për të pasuar më pas Renova me 13 gola, Pelisteri me 12, Sileksi me 11, Shkupi me 9 dhe Skopje me 8 gola.