Skuadra e Kelnit do të paguajë një kompensim të majmë për Arsenalin, pas dëmëve që tifozët e tyre gjerman shkaktuar në transfertën në Londër. UEFA shqiptojë dënimin me një ndeshje pa tifozë në transfertë, vendim ky që do të ngrihet për dy vite dhe do të aplikohet vetëm në rast përsëritjeje të trazirave. Gjithashtu skuadra gjermane do të paguajë edhe gjobë prej 60 mijë eurove, për sjelljen e ultrasve në “Emirates Stadium”.
Ndërkohë sanksioneve nuk iu shpëtoi as skuadra portugeze e Bragës, e cila ndeshjen e radhës ndaj Hofenhejmit do ta luajë me mbyllje të pjesshme të stadiumit. Arsyeja është e njejtë me atë që solli dënimin e Skenderbeut, racizëm i tifozëve.