Është shqiptari Igli Tare që aktualisht po kryeson bindshëm sondazhin e hapur nga “Tutomerkatoueb” dhe me shumë gjasa ai do të fitojë çmimin e drejtorit sportiv më të mirë në Itali sipas këtij portali.
Deri tani Tare ka grumbulluar 33,22% të votave, duke lënë pas vetës drejtorin sportiv të Karpit, Mateo Lauriola, Masimiliano Maribelli të Milanit e Xhusepe Marotan e Juventusit. Ecuria fantastike e Lacios ku një meritë të padiskutueshme e ka Igli Tare që edhe pse ka patur në dispozicion një buxhet të vogël i ka vendosur trajnerit Simone Inzagit në dispozicion lojtarë shumë të mirë dhe një gjë e tillë është vlerësuar tejmase nga mediat italiane.