58 sekonda të çmendura, 58 sekonda që bënë që ekipi i nivelit të nëntë në futbollin anglez, Padiham të marrë vëmendjen e gjitha mediave sportive në gjithë Botën, shkruan “infOSport.mk”.
Futbollistët e kësaj skuadre arritën një ndër përmbysjet më të çmendura në historinë e futbollit anglez. Luhej minuta e 92-të dhe Padiham ishte në disavantazh prej dy golave përballë skuadrës së Widnes, futbollistët e së cilës skuadër në ato momente në pamundësi për të pastruar rrezikun para portës së tyre lejuan vendasit që të ngushtojnë rezultatin në 2:3 me anë të Kreg.
Pas këtij goli mysafirët kërkojnë që sekondat e mbetura nga minutat shtesë ti admirojnë me topa të gjatë, ku shumë pak mungonte që në aksionin e tyre të shënojnë edhe golin e katërt, mirëpo ishte mbrojtësi i vendasve Ben Hoskin ai i cili luajt rolin e portierit duke shpëtuar një gol të sigurtë në rrjetën e portierit Dane Smith.
Ky i fundit me shpejtësi degazhoi drejt gjysmëfushës kundërshtare, ku Bredli Ditç me kokë nga afërsia qëlloi vetëm traverzën, mirëpo këtë aksion me shumë vëmendje po e përcillte edhe shoku i tij i skuadrës, Xhordan i cili në po të njëjtën mënyrë, me kokë shënoi edhe golin e tretë dhe të barazimit të çmendur, për të cilin përveç mediave angleze, po shkruajnë edhe mediat prestigjioze evropiane.