Shkëndija skuadra e vetme që ka mundur të gjitha skuadrat në LPFM

është skuadra e vetme në elitën e futbollit vendor që brenda 13 javëve të para ka arritur që të mund të gjitha skuadrat, njofton “infOSport.mk”.

Ishte vetëm Pobeda ajo që nuk bënte pjesë në listën e skuadrave të mundura nga Shkëndija gjatë rrethit të parë të garave, pasi skuadra nga Prilepi në kuadër të javës së katërt të zhvilluar në Tetovë i kishte marrë një pikë skuadrës së trajnerit Qatip Osmani, duke barazuar me rezultatin 3:3.

Megjithatë nuk ndodhi të jetë ashtu edhe në takimin e sotshëm të zhvilluar në Mogilla të Prilepit, në të cilën ndeshje Shkëndija falë dyshes Ferhan Hasani – Besart Ibraimi shënoi fitore me rezultatin 2:0.

Ishte kjo fitorja numër 10-të e “kuqezinjëve” e arritur gjatë këtyre javëve të kaluara në mesin e më të mirëve, që e bënë skuadrën tetovare të jetë lider absolut me 31 pikë, 10 më shumë se skuadra e dytë në tabelën e klasifikimit, Akademia Pandev dhe 11 më shumë se rivali i madh, Vardari, që duhet theksuar se ka edhe dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Leave a Reply