Rabotniçki pjesën e parë të ndeshjes ndaj FC Shkupit e ka mbyllur me epërsi minimale 1:0, kjo falë golit të shënuar në minutat shtesë të sulmuesit nigerian, Çarl Çinedu, njofton “infOSport.mk”.
Rabotniçki avanson ndaj Shkupit gjate 45 minutave te paraRABOTNIÇKI – FC SHKUPI 1:0(Çinedu 45+')
Публикувахте от infosport.mk в 29 октомври 2017 г.
Këtij goli i parapriu një super aksion i “romantikëve”, të cilët po ekzekutonin një goditje të lirë. Kur të gjithë menduan se Stjepanoviç do të godas drejt golit të Suat Zendelit, ai vendosi që të kombinojë me Velinov në të majtë, i cili mjaft mirë para portës së “bardhekaltërve” gjeti Çinedun, i cili me të majtën e tij të saktë vendosi topin pas shpinës së Suat Zendelit, i cili në këtë pjesë në dy raste shpëtoi skuadrën nga Çairi me intervenimet e tij bravuroze.
Suat Zendeli si ne ditet e tij me te mira! Shpeton Shkupin, duke ndalur nje goditje te sulmuesit Stojanço Velinov…
Публикувахте от infosport.mk в 29 октомври 2017 г.