Lesteri ka shënuar fitore 2:0 ndaj Evertonit në debutimin e trajnerit të ri, Klod Puell, njofton “infOSport.mk”.
Kampionët e para dy viteve në Premierligë zhvilluan një pjesë të parë të fuqishme, kur edhe i shënuan që të dy golat e fitores.
Xhejmi Vardi në minutën e 17-të shënoi golin e parë, ndërkohë Demaraj Grej vetëm 11 minuta më pas realizoi edhe golin e dytë për “karamelët”.
Gjatë pjesës së dytë Evertoni ishte skuadër më e mirë në fushë, mirëpo edhe përkundër këtij fakti nuk arriti që të gjejë rrugën e duhur drejt portës së Kasper Shmajhell.
Me këtë fitore Lesteri tashmë ka grumbulluar 12 pikë dhe aktualisht renditet në pozitën e 11-të, ndërkohë Evertoni me vetëm 8 pikë të tubuara ndodhet në zonën e ftohtë të renditjes.