Nuhiu: Loja ndaj A. Pandev më e mira deri më tash e Renovës

Renova si duket është rikthyer në identitetin e saj. Pas një starti jo të mirë, skuadra nga Xhepçishti ka arritur që të lidh 5 ndeshje rradhazi pa humbje në elitën e futbollit vendor, duke arritur tre fitore dhe dy barazime, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e drejtuar nga Vllatko Kostov brenda pak ditëve regjistroi dy fitore bindëse, duke mundur fillimisht Skopjen në mesjavë me rezultatin 5:1, ndërsa gjatë ditës së sotme ata shkëlqyen përballë skuadrës së dytë në tabelë, Akademia Pandev (3:1).

Për ndeshjen e fundit dhe ndeshjet që e presin Renovën, për “infOSport.mk” foli kapiteni i “gjipspunuesve”, Fisnik Nuhiu.

“Ndeshja ndaj Akademia Pandev ishte ndoshta ndeshja më e mirë e Renovës këtë sezon. Ndeshje pas ndeshje po e ngrisim formën tonë pas atij starti të dobët që kishim. Sot e dominuam ndeshjen në çdo aspekt ndaj A. Pandev. Kishim edhe shumë raste të tjera për të shënuar edhe ndonjë gol tjetër, mirëpo edhe rezultati përfundimtarë nuk është i keq, duke pasur parasysh të arriturat e kësaj skuadre deri më tash” – tha Fisnik Nuhiu në bisedën e zhvilluar me ne.

Ai gjithashtu foli për ndeshjet e rradhës që e presin skuadrën e tij, duke filluar që nga java tjetër, kur Renova do të jetë mysafir i Pelisterit.

“Po e vërtetë se na presin shumë ndeshje derbi, por gjithashtu na gëzon fakti se ekipi është në formë të mirë, nuk kemi futbollistë të lënduar. Premtoj se do të jemi kundërshtarë i fortë për çdo skuadër në ndeshjet e rradhës. Shumë ndeshje janë për një kohë të shkurtë, por jemi të përgatitur shumë mirë fizikisht dhe besoj se do kemi rezultate pozitive deri në fund. Pas shumë ndryshmeve gjatë verës që kishim në klub, unë personalisht e kam pritur se do na duhet kohë derisa të arrijmë në formën e duhur dhe mendoj se tani jemi ashtu si duhet, megjithatë nuk duhet të ndalemi këti por të vazhdojmë të përmirësohemi në vazhdimësi” – u shpreh Nuhiu në prononcimin e tij për “infOSport.mk”.

Si çdo edicion, kapiteni Nuhiu edhe këtë edicion është një ndër futbollistët më standard te skuadra e Renovës. Ai ka zhvilluar të gjitha 13 ndeshjet e deritanishme, ku edhe pse nuk ka gjetur ende golin e parë, asistet e tij si dhe përvoja e madhe që ka në elitën e futbollit vendor, kanë ndikuar pozitivisht edhe në lojën e skuadrës nga Xhepçishti, që gjithashtu këtë edicion do të luftojë edhe në ndeshjet e Kupës së Maqedonisë, duke arritur të sigurojë një vend për në ndeshjet çerekfinale.

Leave a Reply