Makedonija Gj.P befason Vëllazërimin midis Kërçovës

Vëllazërimi i Kërçovës ka pësuar një disfatë ndoshta të papritur në ndeshjen e javës së 10-të në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit, njofton “infOSport.mk”. Edhe pse gjatë pjesës së parë skadra kërçovare ishte në avantazh falë golit të shënuar nga Drilon Zendeli që në minutën e 9-të, në fund skuadra e trajnerit Nazmi Ajdini duheshe të pajtohet me disfatën e dytë gjatë këtij edicioni në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë – Perëndim.

Ata zhvilluan një pjesë të dytë më të dobët, në të cilën mysafirët nga Shkupi shfrytëzuan momentet e tyre dhe me dy gola arritën që të bëjnë kthesë totale të rezultatit.

Ishte sulmuesi shqiptarë Valmir Jonuzi, ai i cili në minutën e 63-të fillimisht solli simetri në rezultat, ndërkohë për fitoren e Makedonija Gjorçe Petrovit u përkujdes Kristijan Kostovski me golin e realizuar në minutën e 86-të.

Vëllazërimi edhe përkundër kësaj disfate mban epitetin e liderit me 19 pikë, dy më shumë se Struga Trim Lum e vendit të dytë, ndërkohë Makedonija Gjorçe Petrovi me këtë fitore tashmë renditet në pozitën e 5-të me 13 pikë të tubuara.

Leave a Reply