Futbollistët e Shkëndijës ankohen! Ja në çfarë kushte luajtëm sot në Prilep (VIDEO)

Shkëndija sot në transfertën në Prilep shënoi fitore të pastërt 2:0 ndaj Pobedës. Ndeshja në fjalë u zhvillua në stadiumin “Mogilla”,  fushë kjo që nuk ofron as kushte elementare për zhvillimin e ndeshjeve. Të njëjtin mendim ndajnë edhe futbollistët e Shkëndijës, pavarësisht se nga kjo transfertë u rikthyen me tre pikë të planifikuara.

Megjithatë fusha në të cilën zhvilluan ata ndeshjen e sotme lë për të dëshiruar. Duke parë këtë video material, vërtetë gjithë ne duhet të parashtrojmë të njëjtën pyetje? Pse vallë Federata e Futbollit të Maqedonisë lejon që të zhvillohen ndeshje elitare në fusha të këtilla. Vallë duhet ndonjëri prej futbollistëve të pësoj ndonjë lëndim më të rëndë shkaku i kushte katastrofale që ofron stadiumi i “Mogillas” në Prilep?

Ankesa rreth kësaj fushe javë më parë pati edhe trajneri i skuadrës kampione të Vardarit, Çedomir Janevski, ndërsa tani edhe futbollistët e Shkëndijës, të cilët për dallim nga rivalët e tyre të skuadrës shkupjane, ata u rikthyen me pikë të plota nga Prilepi.

Goli i Ferhan Hasanit ndaj PobedesPOBEDA – SHKENDIJA 0:1(F. Hasani 11' pen.)

Публикувахте от infosport.mk в 29 октомври 2017 г.

Ndërkohë tifozët sot në këtë stadium ishin çështje në vete. Ata pas golit të parë të shënuar nga ana e Shkëndijës, filluan të hedhin gjësende të ndryshme drejt kapitenit Ferhan Hasani, ndërsa çdo vendim i arbitrit kryesor, apo edhe ndonjë ndërhyrje nga ana e futbollistëve të Shkëndijës përcillej me sharje dhe ofendime nga më të ndryshmet.

TURP, TURP, TURP!Shihni se në çfare kushte u zhvillua ndeshja e elites se futbollit vendor midis Pobedes dhe Shkendijes sot ne stadiumin "Mogilla" ne Prilep…

Публикувахте от infosport.mk в 29 октомври 2017 г.

Leave a Reply