Desniq i siguron fitoren e parë Skopjes (VIDEO)

Skopje më në fund shijon aromën e fitores në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”. Skuadra nga lagjia e Hekuranës në ndeshjen e javës së 13-të mundi minimalisht 1:0 skuadrën e Pelisterit, që plotë dy muaj nuk dinë për fitore.

Për herë të fundit që skuadra nga Manastiri i është gëzuar fitores ka qenë me 26 gusht, kur në Kratovë kishte mundur Sileksin me rezultatin 4:1.

Skopje avanson ndaj PelisteritSKOPJE – PELISTERI 1:0(D. Desniq 35')

Публикувахте от infosport.mk в 29 октомври 2017 г.

Ndryshe më i merituar për fitoren e parë të Skopjes, ishte kapiteni Dario Desniq, i cili në minutën e 35-të shënoi një super gol me të majtën e tij nga brendia e zonës.

Vlen të theksohet se Pelisteri që nga minuta e 9-të luajti me një futbollist më pak në fushë pas përjashtimit me të kuq të Martin Kovaçev. Ndryshe disfata e sotme për Pelisterin ishte e 5-ta me rradhë, ashtu që kjo skuadër tashmë ndodhet në pjesën e rrezikshme të renditjes tabelare, duke u pozicionuar në vendin e 8-të me 12 pikë, ndërkohë Skopje vazhdon të qëndrojë në pozitën e fundit, mirëpo tash me 9 pikë të tubuara.

Leave a Reply